Gazetari Sokol Bregu, për arrestimin e këngëtares Enca Haxhia pasi u kap me 5 bimë kanabis sativa të mbjella në ballkonin e shtëpisë së saj, thotë se pret të dalë pas tre ditësh kur të jepet masa e sigurisë ndaj saj.
“Enca është personazh shumë i lakuar kërkon të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, kishte kohë që nuk ishte lakuar. Besoj se diku ka qenë në përgjim.
Thjesht shijon si gjithë të tjerët paratë e fituara në këtë lloj forme. Mua më duket një mënyrë, e drejtë e saj. Enca nuk thotë që nuk drogohet, nuk ka ndonjë problem, Enca e përdor drogën. Ajo do përgjigjet për të, 5 vazot mund të prodhojnë edhe 1 kg kanabis, tani ne do shohim gjyqin.
Enca besoj se do dalë nga burgu pas 3 ditësh kur të shkojë në gjykatë, gjykata do tregohet e kujdesshme e para se është një vajzë.
“E kisha për përdorim vetjak”/ Enca kishte mbjellë hashash në ballkonin e vilës
Ndërsa atë fermerin me bluzën e grisur e mbyt në burg. Enca minimalisht do lihet me një arrest shtëpie apo detyrim paraqitje, ai fermeri i dobët që s’ka para në dorë, nuk ka as Facebook, dhe Dubain mund ta ketë parë në ndonjë revistë, kjo është ajo që them që Shqipëria nuk ka drejtësi“, tha Bregu.
Bashkë me Encën sipas policisë, gjatë operacionit të koduar me emrin “Balcony”, është ndaluar edhe partneri i Encës.
Pamjet e publikuara nga policia tregojnë se bimët e mbjella në vazo në ballkonin e këngëtares arrinin në lartësinë deri 1 metër.