Një 39-vjeçar shqiptar, punonjës në një parking, është ekzekutuar me armë mesditën e sotme në Greqi.
Mësohet se shqiptari është vrarë nga një i moshuar grek për vendin e parkimit. Mediat greke nuk e bëjnë me dije emrin e tij, por kanë siguruar disa foto të tij.
Ai është babai i tre fëmijëve dhe sipas policisë ka gjetur vdekjen në vend.
‘Tani mbarova punë me ty’ bërtiti 68-vjeçari pasi qëlloi dhe vrau shqiptarin.
Shumë kalimtarë janë shokuar nga kjo vrasje, pasi trupi i shqiptarit qëndroi për disa orë i mbuluar me gjak në rrugë.