Federata e Futbollit njoftoi se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki që do të luhet më 12 Tetor.
Por prej më shumë se 10 orësh, shqiptarët po hasin vështirësi në blerjen e biletave online.
Kjo pasi prej disa orësh, faqja online ishte jashtë funksionit për shkak të ngarkesës së madhe.
Por edhe kur u hap si website, radha ishte shumë e madhe dhe qytetarët duhet të prisnin nga 6000-7000 persona në radhë.
Një qytetar ka vendosur të presë deri në fund radhën, por nuk ka arritur të blejë asnjë biletë pasi ato ishin shitur të gjitha.
Ai iu bën thirrje shqiptarëve të tjerë që të mos presin kot në radhë pasi bileta nuk ka gjendje dhe nuk ka patur asnjëherë.
Denoncimi i qytetarit:
Joq pershendetje, doja te denoncoja se cfare ben Federata Shqiptare e Futbollit me biletat e dates 12 Tetor. Mire qe duhet te prisnim 4 ore ne nje radhe me 6000-7000 persona te tjere qe tentonin te blenin nje bilete, por ajo qe ndodh eshte dhe pasi pret arrin ne “finish” del qe biletat jane shitur dhe si jane shitur?
Kane harruar ta ndeyshojne edhe brendesine e fasases, e kane lene akoma Shqiperi Poloni. Per te ardhur keq
Faleminderit, nese e publikoni qe njerezit te mos lodhen kot te presin, se nuk ka asnje bilete ne gjendje, nuk ka pasur asnje here./JOQ