Një grup turistësh italianë është përfshirë në një ngjarje të pakëndshme në qytetin historik të Gjirokastrës, qytet i cili është i shpallur trashëgimi botërore nga UNESCO për arkitekturën dhe historinë e tij të pasur.
Ngjarja ndodhi kur grupi i turistëve italianë hyri në një dyqan të vogël të artizanatit në qendër të qytetit. Ata u kapën në kamerat e sigurisë duke vjedhur disa artikuj.
Gjirokastra është një qytet i njohur për arkitekturën e tij unike dhe eshte trashëgimi botërore nga UNESCO që nga viti 2005. Autoritetet presin të zbardhin identitetet e autorëve dhe të merren masa të nevojshme për të mbrojtur qytetin dhe turizmin në të ardhmen.