Sulmi ndaj Top Channel, Artan Hoxha: Po kërkohet mbyllja e Big Brother, është cënuar siguria

Date:

- Advertisement -

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka deklaruar se kompania që i ka dhënë ekskluzivitetin Top Channel për Big Brother kërkon të mbyllë emisionin, pasi sipas saj është cënuar siguria.

Kërkesa e kompanisë vjen dy ditë pas sulmit të përgjakshëm me kallashnikov ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola.

“Sot diskutohej kompania, Endemol, që i ka dhënë ekskluzivitetin Top Channel për Big Brother. Është cënuar siguria. Kërkon ta mbyllë.

Ti e pe, njeriu që dha të dhënat e para ishte Qetsori, është nga Vlora ai. Duket vlonjati sepse është mësuar.

Të ishte në Tiranë do të na kishte thënë janë zjarrfikëse. Por, të flasim për sigurinë, kemi hetuesit më të mirë në kryqytet.

Nëse ne me burime të mira njerëzore nuk e zbardhim dot. Atëherë, çfarë të themi?

Unë kam qenë tek Top Channel në darkë, kam shkuar dhe në mëngjes sepse nuk bëja dot lidhjen, pse është vrarë roja.

Derisa thanë ekspertët që është goditur me një plumb rikoshetë,” tha Hoxha në emisionin “Opinion”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...