Federat Shqiptare e Futbollit njoftoi se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki që do të luhet më 12 Tetor.
VIDEO e nje personi qe reklamon biletat
Por prej më shumë se 16 orësh, shqiptarët po hasin vështirësi në blerjen e biletave online, dhe sistemi nxjerr tabelen qe jane shitur te gjitha. Pak e veshtire per ta besuar pasi nuk ka transparence sesa eshte numri i biletave qe jane hedhur online dhe sa ka qene cmimi i tyre.
Kjo pasi prej disa orësh, faqja online ishte jashtë funksionit për shkak të ngarkesës së madhe.
Por edhe kur u hap si website, radha ishte shumë e madhe dhe qytetarët duhet të prisnin nga 6000-7000 persona në radhë.
Një qytetar ka vendosur të presë deri në fund radhën, por nuk ka arritur të blejë asnjë biletë pasi ato ishin shitur të gjitha.
Ajo qe eshte shqetesuese eshte fakti qe menjehere kane dale ne treg te zi permes platformes Tik Tok. Nje veprim i denueshem dhe qe duhen marre masa nga organet ligjzbatuese per kete veprimtari.