Kush i bleu biletat e ndeshjes Shqipëri-Çeki, tregu i zi hyn në lojë fuqishëm (FOTO)

Date:

- Advertisement -

Biletat për ndeshjen e 12 tetorit Shqipëri-Çekinë janë shitur, por kush i bleu është një përgjigjet që dhe vetë FSHF-ja nuk po e jep.

Ndoshta shumë nuk janë informuar që ato dolën në shitje, e të tjerë mund të kenë qëndruar me orë të tëra në faqen e FSHF-së duke mbajtur radhën, por pasi ishin afruar mundësisë për të blerë biletën e tyre, e shihnin veten sërish në fund të radhës.

Vetëm katër orë janë kërkuar dhe në faqen zyrtare të shitjes së biletave vëmë re se kemi të bëjmë me një “Sold Out”. Pas e mbushëm stadiumin kundër Moldavisë dhe Polonisë, duket se të njëjtin fat do të ketë edhe Çekia.

Duke u nisur nga kjo përjashto kuotat për Tifozët Kuqezinj dhe ndonjë ftesë që FSHF bën apo shpërndan falas, bëhet fjalë për rreth 20 mijë bileta të tjera që sa zbardhi mëngjesi i së shtunës kanë dalë në treg të zi me minimalisht trefishin e çmimit.

Ky çmim pritet të rritet sa më shumë që afron 12 tetori i ndeshjes Shqipëri – Republika Çeke në “Air Albania”.

Një numri të madh tifozësh që kanë arritur të blejnë mbrëmë bileta me çmimin e zyrtar, sot u ka ardhur e-mail nga sistemi i federatës se blerja iu është anuluar dhe lekët iu janë kthyer mbrapsht, pa asnjë shpjegim shtesë.

Vetëm pak orë nga shitja e të gjitha biletave për ndeshjen Shqipëria-Çekia, ato veçse mund të gjenden online në tregun e zi.

Një numër i atyre blerësve që kanë pasur fatin të blejnë bileta për duelin e 12 tetorit 2023, tashmë veçse mund të gjendet në faqen për shit-blerje të gjësendeve, merr jep.

Kështu, bileta më e lirë e stadiumit “Air Albania” për ndeshjen Shqipëria-Çeki për momentin nga një person është në shitje me çmimin e 100 eurove për copë, ndërsa personi i ka katër të tilla në një rend – dhe i jep për çmimin 400 euro të gjitha.

Në tribunën E, një tjetër person që i ka hedhur në shitje, kushtojnë 200 euro për copë, ndërsa i ka 10 copë në dispozicion.

Shitja e biletave në kohë rekord ka sjellë reagimin e disa personazheve të njohur, si aktivisti politik, Adriatik Lapaj i cili bën thirrje, Prokurorisë të nisë hetimet kryesisht për maskaradën e biletave të ndeshjes Shqipëri – Çeki.

Nuk ka munguar as regimi i pedagogu Ervis Iljazaj i cili në një postim në ‘Facebook’, shkruante se mos blini asnjë biletë në tregun e zi. Le ta shohin ndeshjen vetëm ata 10 veta që kane blerë bileta dhe po i shesin katërfish.

Nëse kjo situatë nuk ka një qendrim zyrtar nga Federata Shqiptare e Futbollit, e humbura më e madhe do të dalë ajo vetë me një stadium gjysmë-bosh apo ku gjysma e tifozëve janë turinjvarur për çmimin e kripur që kanë paguar./VoxNews

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...