Një sërë përgjimesh nga operacioni i koduar ‘Tempulli’ i policisë së Shtetit që çoi në arrestimin e mbi 233 personave janë bërë publike për mediat. Një nga personat të arrestuar në kuadër të këtij operacioni është edhe Sajmir Rexhepi i njohur si Ujku i Cërrikut.
Në përgjimet që dalin sipas mediave, evidentohet momenti kur Rexhepi siguron klientin e tij, që në fakti ishte agjenti i policisë se drogën e kishte shumë të mirë, madje ja kërkonte i gjithë Cërriku. Në momentin e shoqërimit në polici ky i fundit ulërin sapo del nga makina.Nga ky operacion u arrestuan 233 persona dhe u goditën 23 grupe kriminale.
PËRGJIMI
Agjenti (K): Hë ujk, e more? Gjysëm është?
Saimir Rexhepi (Ujku): Tall k…ti, e ke k..derre fare
K: E ke mall të mirë lali?
Ujku: Nuk të bëj be kot ty unë!
K: A është i mirë të paktën o vlla ?
Ujku: Ore qafsha të gjithë e merr gjithë Cërriku.