Piu fotoksinë, mësuesi nga Ballshi i jep fund jetës te varri i gruas

Date:

- Advertisement -

Qyteti i Ballshit është tronditur sot nga një lajm i hidhur, pasi një 60 vjeçar konsumoi fotoksinë te varri i gruas.

Petrit Jaupaj me profesion mësues në gjendje në rënduar emocionale i ka dhënë fund jetës në varrezat publike të Ballshit. I ndjeri Jaupaj ishte mësues i lëndës së Bio-Kimisë në shkollën 9-vjeçare “5 Shkurti” të Ballshit, por fatkeqësisht rreth një vit e gjysmë më parë bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Trupi i 60-vjeçarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

“Në varrezat e qytetit të Ballshit, shtetasi P. J., 60 vjeç, dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh mjekësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,” njofton policia.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...