Ylber Ramadani po shijon momentin më të mirë në karrierën e tij. Mesfushori shqiptar ka marrë menjëherë zemrat e tifozëve te Leçe, ku ka bërë që të mos ndihet boshllëku i madh pas largimit të Hjolmundit. Trajneri i verdhekuqve ka thënë për “Sport Mediaset”-in se Ramadani e ka bindur që ditën e parë dhe se duket si të ishte një veteran i skuadrës, e jo si dikush qëvka luajtur vetëm pak ndeshje me ta.
“Ai u stërvit dhe bëri punë të diferencuara pasi vrapoi 28 km në dy ndeshje. Është një lojtar që më ka bindur që nga dita e parë, duket sikur ka qenë këtu për një kohë të gjatë, sikur të ishte një veteran. Ai zëvendësoi Hjulmandin në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka deklaruar Roberto D’Aversa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/