FOTO/ Vazhdon skandali me biletat e ndeshjes Shqipëri-Çeki, çmimet stratosferike në tregun e zi arrijnë deri në 500 euro copa

Date:

- Advertisement -

Një skandal i vërtetë ka ndodhur me shitjen e biletave për ndeshjen Shqipëri-Çeki që do të luhet më 12 tetor në “Air Albania”. Kjo ndeshje është vendimtare për kombëtaren tonë, pasi në rast fitoreje është me njërën këmbë në “EURO 2024”.

Biletat dolën në shitje online mbrëmjen e 12 tetorit, por që në momentin e daljes në shitje, serveri i faqes “ebileta.al” nuk punonte dhe ishte thuajse e pamundur të kishe akses për të siguruar një biletë.

Skandali është se shumë bileta kanë nisur të shiten online në tregun e zi. Në rrjetet sociale dhe faqe të ndryshe qarkullojnë bileta me çmime dyfishe.

Madje, ata që i kanë siguruar pjesën më të madhe të biletave nuk kanë pritur as 24 orë, por i kanë nxjerrë që ditën e sotme për t’i shitur në treg të zi, duke i reklamuar në rrjetet sociale.

Nga bisedat me ta kuptohet se çmimi i biletave në treg të zi variojnë nga 200 euro deri në 1000 euro, teksa çmimi real i tyre është nga 30 mijë lekë të vjetra deri në 75 mijë lekë të vjetra, pa përfshirë tribunën VIP.

Edhe “Merr Jep” është bërë një pikë shitje për këto bileta. Aplikacioni që kryesisht merret me shitje automjetesh, duket se tashmë është pikë referimi për të tregtuar biletat e stadiumit.

Çmimet për këto bileta variojnë nga 500 euro copa, deri në 1000 euro 4 copë.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh ku biletat shiten në treg të zi, pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe me finalen e Ligës së Konferencës, por edhe me ndeshjet e tjera të rëndësishme të kombëtares shqiptare, ku interesi ka qenë i lartë./pamfleti.net

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...