Bileta avulluan në 2 orë, dyshim për shitje preferenciale! Prodani: Të bësh para përmes kombëtares, Duka e trajton si pronë private

Date:

- Advertisement -

Zhdukja në pak orë e biletave për ndeshjen e kombëtares Shqipëri-Çeki, ish-sekretari i FSHF-së Eduard Prodani e sheh si abuzive. Ai thotë se shumë bileta nuk kanë dalë në shitje dhe se mbingarkesa në sistemin e blerjes ngre shumë pikëpyetje, pasi në rastet e mëparshme ka funksionuar siç duhet.

Shumë tifozë kanë mbetur të zhgënjyer, pasi nuk arritën të siguronin një biletë për ndeshjen e kombëtares në ‘Air Albania’ kundër Çekisë. Mënyra se si u shitën nga Federata Shqiptare e Fubollit ishte kaotike dhe krijoi shumë kaos ndërkohë që dyshimet për abuzime janë të shumta.

Askush nuk u njoh me çmimet e biletave, pasi këtë e mësoje vetëm në momentin kur rezervoje biletën. Për më tepër ka pasur tifozë të cilët kanë denoncuar që nuk kanë arritur të sigurojnë biletë përtej faktit se paratë janë mbajtur.

“Ka elementë të parapërgatitjes ose të keqmenaxhimit. Kjo shkon për faj të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe jo faktorë të tjerë. Mundet që drejtuesit kryesorë të federatës së futbollit të kenë veçuar mënjanë bileta për arsye të cilat ata e dinë,”-u shpreh Eduard Prodani, ish-sekretar i FSHF-së.

Eduard Prodani, i cili kur mbante detyrën e sekretarit të Federatës Shqiptare të Futbollit, ka qenë i pari që ka organizuar shitjen e biletave online të kombëtares, se sistemi ka funksionuar gjithnjë mirë dhe amullie e kësaj here duhet sqaruar sa më shpejt.

“Ka funksionuar shumë mirë. Atëherë bëhej fjalë për shitje fizike, pra printim në çast. Kemi hapur pika edhe në Kosovë dhe sistemi ka funksionuar shumë mirë. Sistemi ka funksionuar shumë dhe me sa di është akoma e njëjta kompani, i njëjti sistem që ofron shërbimin. Ata kanë funksionuar mirë. I janë përgjigjur kërkesave, por politikat e shitjes i bën federata e futbollit,”-tha Eduard Prodani, ish-sekretar i FSHF-së.

Sipas Prodanit me rritjen e çmimit të biletave Federata Shqiptare e Futbollit është treguar përfituese dhe jashtë logjikës të asaj që përfaqëson kombëtarja.

“Ka funksionuar si një biznes privat në kushtet e tregut, pra ofertë kërkesë, por për kombëtaren nuk funksionon kështu. Natyrisht që paratë janë të rëndësishme dhe mirëqenia e federatës është e rëndësishme për futbollin tonë, por nuk është grumbullimi i parave nëpërmjet kombëtares qëllimi,”-deklaroi Eduard Prodani, ish-sekretar i FSHF-së.

Një tjetër detaj për avullimin e biletave brenda më pak se dy orëve është se një përdorues ka mundësinë të blejë deri në 12 tilla, ç’ka ka favorizuar tregun e zi ku tani shiten me çmime stratosferike, deri në 500 euro.

“Dyshohet që ka njerëz të cilët i blejnë biletat dhe më pas i shesin në tregun e zi kjo është çështje e hetimit kriminal, pasi është e patolerueshme,”-Eduard Prodani, ish-sekretar i FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk ka bërë një deklaratë ku të sqarojë në mënyrë shteruese të gjithë atë që ndodhi apo edhe akuzat për abuzime./ Ne.k./Shqiptarja.com

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...