Shënoi golin e parë me Shqipërinë, gazetari jep lajmin e bujshëm për Dakun: Në janar transferohet në Serinë A

Date:

- Advertisement -

Mirlind Daku është afrimi më i ri në Kombëtare, i cili bindi që në dy paraqitjet e tij të para me fanellën kuqezi. Vetëm pak sekonda në fushë dhe goli i tij vulosi fitoren 2-0 kundër Polonisë në 10 shtator. Sulmuesi shqiptar aktualisht luan në kampionatin rus, por jo për shumë gjatë.

Arlind Sadiku ka zbuluar në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News” se ka informacione që Daku do të transferohet në janar në Serinë A, ose në La Liga.

“Tipi i tij është duke u kërkuar jashtëzakonisht shumë në Europë. Luan për momentin në Rusi, por në janar, sipas informacioneve që kam, ai do të jetë në Serinë A, ose në La Liga. I ka pasur ofertat që në verë”, ka thënë Arlind Sadiku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...