Alma Kaçi duket se i është drejtuar sërish mediave pasi nuk la gjë pa i thënë gazetarëve që e pyesnin teksa e ndiqnin live. Këtë radhë ajo ka rrëfyer të gjithë situatën me Safet Gjicin dhe ka folur për indiciet që e shtynë ta takonte.
“Te JOQ del një lajm që bashkia e Kukësit po helmon qentë dhe unë ia marr numrin nga një aktivist dhe lajmin ia nis në WhatsApp me screenshot. Ai më nisi një mesazh tejet arrogant: “Po ju bëhet juve vonë për kafshët. Ju i doni për lekë e kshu… Në atë moment më bën block mua ky…”,-shpjegon Kaçi për mediat.
Ajo ka shtuar se bashkia e Kukësit i ka helmuar qentë.
Në intervistën e saj, Alma ka shpjeguar se skenat e ndodhura në zyrën e ish-kryebashkiakut Gjici i ka bërë duke menduar të mbrojë fëmijët dhe brezat e rinj./JOQ