UEFA me dorë të hekurt ndaj Shqipërisë për hedhjet e sendeve dhe fakadanëve në fushë në ndeshjen Shqipëri-Poloni. Shqipëria rrezikon që t’i mbyllen dy tribunat pas porte, vetëm për atë ngjarje, duke filluar nga ndeshja me Çekinë, më 12 tetor.
Nga ky takim dhe për një periudhë 2-vjeçare, stadiumi ynë “Air Albania” do të jetë, por edhe në çdo stadium ku do të luajë Kombëtarja kuqezi, do të jenë nën vëzhgim të rreptë nga UEFA dhe përsëritja e një ngjarje të tillë, do të aktivizojë pezullimin përfundimtar 2-vjeçarë të dy pjesëve pas porte, ku përgjithësisht qëndrojnë grupimet e tifozerive ultras.
Kjo është hera e parë që Shqipëria rrezikon një dënim kaq të rëndë, për kapriçiot dhe sfidat e disa individëve për të tejkaluar sigurinë e policisë, por edhe atë private dhe për të futur në stadium materialet pirroteknike, rreptësist të ndaluara në çdo ndeshje.