Ernest Muçi ka rritur ndjeshëm nivelin e tij te Legia e Varshavës. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen me skuadrën polake, teksa këtë sezon ka krijuar një marrëdhënie të mirë me golin. Muçi i ka shënuar edhe Aston Vilës mbrëmjen e sotme në ndeshjen që është e vlefshme për fazën e grupeve të Ligëssë Konferencës.
Ish-lojtari i Tiranës u gjet në vendin e duhur në zonën e ekipit të Premier League-s dhe në minutën 26 e ndali topin në rrjetë. Një gol që i dha avantazhin e përkohshëm 2-1 Legias së Varshavës. Aston Vila barazoi shifrat në 2-2, por ishte sërish talenti shqiptar ai që tundi rrjetën e anglezëve në minutën e 51-të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/