Ernest Muci është kthyer në yllin e ri të Legias së Varshavës. Dy golat e shënuara kundër Aston Vilës vulosën gjithçka, shqiptari ka fituar dashurinë e polakëve. Pavarësisht se mes dy tifozërive nuk ka ndonjë dashuri të madhe, me golat dhe potencialin e tij, Muçi ka bërë që polakët të dashurohen marrëzisht pas një shqiptari.
VIDEO nga tifozeria kur therret emrin e Mucit
Menjëherë pas ndeshjes kundër Aston Vilës, tifozët e Legias kanë thirrur në kor emrin e Ernest Mucit. Kjo video është postuar edhe nga faqja zyrtare e ekipit polak që i ndryshon mbiemrin dhe shtetësinë Ernestit, duke e bërë brazilian: “Mucinho”. /Sport Ekspres/