- Advertisement -
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Leposaviç. Mësohet se është vrarë një polic dhe një tjetër është plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi grupe kriminale serbe kanë sulmuar Policinë e Kosovës.
Viktima është identifikuar si shtetasi Afrim Bunjaku nga fshati Samadrrexhë e Vushtrrisë dhe kishte gradën e rreshterit, teksa i plagosuri është një tjetër zyrtar i policisë kufitare.
- Advertisement -