U përfol se ishte Cllevio, policia zbulon autorët që vendosën tritolin te lokali i Noizyt

Date:

- Advertisement -

Kleviol Ahmeti u përfol si autori që kishte vendosur tritolin para një viti në lokalin e Noizyt. Reperi i njohur me emrin artistik Cllevio ishte në qendër të vëmendjes. Megjithatë duket se gjithçka ka qenë një shoë nga përdoruesit e rrjeteve sociale, pasi sot policia ka dalë me një deklaratë zyrtare.

Ishte kryepolici, Muhamet Rrumbullaku që përmes një komunikate për shtyp zbuloi se banda e Laert Haxhiut kishte vendosur tritolin në lokalin e këngëtarit të njohur në Durrës, në qershor të vitit 2022.

Dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafanit, ka zbardhur shumë ngjarje, mes tyre edhe atë të ndodhur në lokalin e Rigels Rajkut. Gjashtë vrasje dhe pesë shpërthime u janë atribuar grupit të Haxhiut, i cili është një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Kujtojmë që shpërthimi në lokalin e Noizyt ndodhi në orët e para të mëngjesit të 8 qershorit, ku për fatin e mirë nuk pati dëme në njerëz. Sikurse bëhet e ditur nga policia e shtetit, bien poshtë të gjithë hipotezat se Cllevio mund të ishte autor i vendosjes së tritolit në lokalin e reperit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

BANDA e Bajrave TRADHTOI Suel Çelën? MESAZHI: S’janë të mirë, unë i kam provu!

Grupet kriminale shqiptare, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe këtë e...

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...