Aktori i humorit Agron Llakaj është shumë i pëlqyer për publikun shqiptar dhe jo vetëm. Së fundmi ai ka folur për rrjetet sociale, të cilat iu kanë dhënë hapësirë shumë njerëzve, në një farë mënyre për të promovuar dhe talentet e tyre.
Ai u shpreh në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus se rrjetet sociale sot po promovojnë këdo, madje sipas tij edhe “budallain e fshatit” .
“Budallain në fshat se njihte njeri, doli Facebook-u, Tik- tok-u dhe Instagrami dhe budallai është bërë i pari fshatit. Dhe unë kam një personazh aty në Al- Pazar që thotë: ‘Çfarë ka ky të veçantë?, e thotë ‘Po ky është budalla mo ç’ thua’, dhe të jesh budalla sot është titull”- u shpreh Agron Llakaj.