Moderatorja Luana Vjollca ka reaguar për herë të parë mbi një video që qarkullon, ku pretendohet se shfaqet moderatorja toples. Videoja thuhet se ka dalë nga telefoni i një personi të shpallur në kërkim, telefon që është marrë nga prokuroria.
Ishte eksperti Ervin Karamuço që tha dje se ka dalë videoja e një prezantuese, ndërkohë që aludohet për Luana Vjollcën. Videoja është shpërndarë masivisht në mediat sociale sot.
Moderatorja ka reaguar pak më parë në rrjetet sociale. Ajo shkruan në Instagram se po hidhet baltë pa të drejtë ndaj saj, pasi nuk është ajo. Moderatorja tregon si detaj një tatuazh që ka vajza në video.
“Është e turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze që për gjithçka që ka sot, ka zgjedhur të zgjedhë rrugë tjetër për tja dalë, rrugën e punës”, shkruan ajo./Pamfleti.net