Përpara tifozëve të tyre, Sociedadi mposhti rivalin e tyre më të madh me shifrat 3-0.
Skuadra vendase luajti një lojë të shkëlqyer dhe mori tre pikë me të cilat u ngjit në krye të tabelës së La Ligës, por e anashkaluan edhe Bilbaon, gjë që u bë shkak për festën e dyfishtë të tifozëve të klubit nga San Sebastiani.
Kubo do të shënonte golin e dytë, por festimi i golit të tij tronditi botën e futbollit. Japonezi në fillim pretendoi se kishte një dëmtim të shpinës, dhe më pas bëri atë që askush nuk e priste, të paktën jo në futbollin e meshkujve, nisi me… Twerk. /Sport Ekspres