U përmend në dëshminë e Tafanit, avokati: Nëse Laert Haxhiu më donte të vdekur do më kishte vrarë 100 herë

Date:

- Advertisement -

Adriatik Doga avokati i përmendur në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Artan Tafani ka folur ditën e sotme ekskluzivisht në Breaking me “Denisa Ruzi në Top News”.

Avokati shprehet i shokuar gjatë intervistës me moderatoren Denisa Ruzi duke theksuar se asnjë organ nga Policia e Shtetit nuk i ka ofruar mbrojtje pas përmendjes së emrit në dëshminë e Tafanit.

”Me Marjus Tafanin jam takuar 3 muaj më parë. Kemi pirë kafe. E kam kushëri dhe nuk e mendoj kurrë se kam qenë shënjestër për t’u vrarë nga Laert Haxhiu, të cilin nuk e njoh. Me babanë e tij përshëndetem në Lushnje, por Laert Haxhiun e njoh vetëm për fytyrë. Marjus Tafani është përdorues i lëndëve narkotike dhe deklaratën e tij e quaj trillim.

Ndër të tjera avokati Doga i pyetur nga moderatorja nëse ka pasur klientë nga banda e Aldo Bares përgjigjet: “Une kam klientë nga të gjitha palët. Kush më kërkon të ofroj shërbime e bëj patjetër. Jam takuar edhe me ish prokuroren e Lushnjes, e cila gjithashtu nuk ishte në dijeni se ishtë shënjester e Laert Haxhiut. Unë nuk kam frikë as nga Laert Haxhiu, as nga Aldo Bare. Do ndjek çdo hap ligjor. Nëse Laert Haxhiu më donte të vdekur do më kishte vrarë 100 herë për këtë të jeni të sigurt”, përfundon avokati Doga.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

BANDA e Bajrave TRADHTOI Suel Çelën? MESAZHI: S’janë të mirë, unë i kam provu!

Grupet kriminale shqiptare, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe këtë e...

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...