Myrto Uzuni ka shënuar një gol me shumë peshë në La Liga. Sulmuesi i Shqipërisë hyri nga stoli në minutën e 70 në ndeshjen mes Almerias dhe Granadas, për shkakun e dëmtimit. Vendasit po kryesonin në pjesën e parë me shifrat 3-0, por ndeshja nuk shkoi sipas planeve të tyre. Uzuni arriti që të barazonte rezultatin në 3-3 me golin e shënuar në minutën e 86.
Kujtojmë që ai mori për dore skuadrën drejt ngjitjes në La Liga në edicionin që kaloi, duke “tundur rrjetën” jo pak por 23 herë. më parë Uzuni ka kontribuar në Kroaci për Lokomotivën e Zagrebit, ndërsa në Hungari mbahet mend që ka veshur fanellën e Ferencvaros.