Policia bllokon Mercedesin e Klea Gjatës, i zbulohen mesazhet e përditshme me Laert Haxhiun në burgun grek

Date:

- Advertisement -

Gazetari Elton Qyno raporton se automjeti është survejuar disa herë nga agjentët e Lushnjës, me shpresën e lokalizimit dhe arrestimit të Laert Haxhiut, por pa rezultat.

Për këtë automjet ka folur dhe i penduari i drejtësisë, se ka lëvizur i armatosur së bashku me Laertin në disa qytete të vendit. Artan Tafani ka treguar se Klea Gjata ka dijeni thuajse për çdo lëvizje dhe krim të Laert Haxhiut, ndaj dhe Prokuroria urdhëroi arrestimin e saj për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Përkrahjes së autorit të krimit”.

Implikimi i Klea Gjata me vrasësin Laert Haxhiu, lidhet jo vetëm nga dëshmia e Artan Tafanit, por dhe nga telefoni i saj.

“Ora News” mëson se në momentin e arrestimit, Klea Gjatës i janë sekuestruar dy aparate telefonike ku nga këqyrja e tyre rezultoi se vajza nga Lushnja atë ditë dhe në ditët e tjera, fliste në telefon në mënyrë të vazhdueshme me Laert Haxhiun.

Vrasësi nga Lushnja rezulton se ka folur çdo ditë me Klea Gjatën nga burgu grek ku ndodhet aktualisht. Për t’u mbuluar gjurmët rreth aktivitetit të saj, vajza kishte hapur një dyqan shitje rrobash në Lushnjë.

Të gjitha këto biseda të bërë në aplikacionin “WhatsApp” dhe aplikacione të tjera, janë në dorë të prokurorëve dhe administruar në dosjen hetimore, ku pritet që tii kalojë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme.

“…nga materiali hetimor i administruar rezulton se personi nën hetim Klea Gjata, ka patur dijeni për veprimtarinë kriminale të personit nën hetim, Laert Haxhiu, si dhe të personave të tjerë. Nga ana e saj nuk është kryer asnjë veprim për kallëzimin e këtyre krimeve në organet kompetente. Rezulton se nga kqyrja e telefonit të sekuestruar kësaj shtetase, ajo ka komunikime me personin nën hetim Laert Haxhiu.

Po ashtu rezulton se Klea Gjata, ka lëvizur me të njëjtin automjet me këtë person nën hetim dhe ka pasur dijeni mbi faktin se ai ka qenë i armatosur. Klea Gjata, rezulton që ka qenë në të njëjtin automjet me Laert Haxhiun, në momentin kur kanë marrë në makinë autorin e këtyre veprave penale të quajtur Artan Tafani…”-thuhet në dosjen e Prokurorisë së Elbasanit. /Marrë nga Ora News

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

BANDA e Bajrave TRADHTOI Suel Çelën? MESAZHI: S’janë të mirë, unë i kam provu!

Grupet kriminale shqiptare, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe këtë e...

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...