I ashtuquajtur komediani Albano Bogdo bëri një koment ditën e djeshme në emisionin e tij mbi këngëtaren Beatrix Ramosaj.
Ai përmendi vëllain e kësaj të fundit Alban Ramosajn, duke iu drejtuar konkretisht me fjalët: “A e dini kush është Alban Ramosaj?! Është ai tipi që i q.. motrën Donaldi në BB!”
Kaq ka mjaftuar që të kishte një shpërthim të ashpër mediatik jo vetëm nga familja Ramosaj, por nga personazhe publike të botës së televizionit e jo vetëm.
Reagim ka patur edhe tezja e të rinjve, Albërije Hadërgjonaj e cila ka dënuar fjalët e Bogdos duke thënë se nuk i ulin dot nipin dhe mbesën e saj.
Kaq qenë vetë shqiptarët ata të cilët i kanë përmendur Bogdos të motrën Klaudian, e cila në vitin 2017 ka qenë pjesë e formatit BB. Ajo ka qëndruar si konkurrente për disa muaj brenda në shtëpi por duket se i vetëquajturi komedian e kishte harruar si fakt.
Shumë persona kanë kërkuar për marrje masash nga autoritetet ndaj emisionit të tij ndërsa një pjesë tjetër ka kërkuar mbylljen.