Gazetarja angleze kalon provimin e gjuhës shqipe: Mora 7 me meritë, jo me lekë

Date:

- Advertisement -

Gazetarja angleze Alice Taylor ishte mëngjesin e kësaj të enjte në emisionin “Good Morning Albanians” për të ndarë një lajm të mirë për jetën e saj.

Ajo është diplomuar në gjuhën shqipe. Gazetarja tha se për të provimi ishte pak i vështirë, pasi gjuhën shqipe e ka mësuar në mënyrë autodidakte, por arriti të merrte notën 7.

“Jam shumë e lumtur se para se të bëja provimin kisha shumë frikë se mendova se nuk do e kaloja. Por ia dola. E mora vetë jo me lekë. Pagova vetëm tarifën 5 mijë lekë”,-tha gazetarja e Euronews Albania.

E pyetur se çfarë kishte më të vështirë në test, Taylor tha se shkrimi i gjuhës shqipe është shumë i vështirë për të pasi ajo e ka mësuar vetë këtë gjuhë, jo me mësues apo me kurse private.

“Unë kuptoj dhe flas shumë mirë në përgjithësi, por gramatika është e vështirë, unë kam shokë e shoqe shqiptare që nuk e dinë gjuhën shqipe. Kështu që provimi i gjuhës shqipe ëhstë i vështirë për studentët e huaj”,-tha Alice Taylor.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

BANDA e Bajrave TRADHTOI Suel Çelën? MESAZHI: S’janë të mirë, unë i kam provu!

Grupet kriminale shqiptare, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe këtë e...

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...