Vivien Thano, në një intervistë për ‘Mos i bjer me Top’ është shprehur se arsyeja e ndarjes nga Getinjo lidhej pikërisht me faktin se sipas saj, reperi ishte i varur nga lojërat e fatit.
“Jam ndarë me Getin jo për shkak të ndonjë sherri të madh ose të një tradhtie.
Një arsye që kishte kohë që ishte pjesë, ishte një gabim ose një fiksim i tij me një gjë të jetës që unë e dënoj shumë personalisht, që janë lojërat e fatit edhe që shkatërron çdo familje.Çdo lidhje, çdo marrëdhënie që një njeri mund të ketë me tjetrin. Mua më vjen shumë keq, sepse…”, tha e përlotur Vivien.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Getinjos, që në disa postime në Instagram pranoi se luan bixhoz, por që kjo nuk ka ndikuar asnjëherë në marrëdhënien e tij me të tjerët.
Nuk ka mjaftuar me kaq dhe raperi ka vazhduar reagimet edhe me komente në postimin e faqes zyrtare të E diel në Top Chanel, në Instagram poshtë videos së Vivit.
Aty ai tha se arsyeja e ndarjes ishte diçka tjetër dhe jo bixhozi:
Jemi nda për arsye tjera. Bixhoz luaj që 15 vjet mos gjeste të këtij lloji sepse nuk mund të ma njollos askush respektin tim që e kam për të tjerët. Unë mund të mos kem respekt për veten time, por për të tjerët jap gjithçka gjithmonë. E dija që je fiks kështu, prandaj edhe nuk jemi (bashkë). Mos të dhemb që nuk të funksionoi plani zemra sepse me intervista të tilla ma konfirmon që vërtetë paskam gabuar që të ka dashur dhe të kam njoftuar me familjen. Shiko jetën përpara dhe më lë rehat. Paqe