Uzuni në majë të sulmit dhe Balliu e Mihaj titullarë, ja formacioni i mundshëm i Kombëtares kundër Bullgarisë

Date:

- Advertisement -

Suksesi me Çekinë është lënë pas nga Kombëtarja dhe nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, kuqezinjtë kanë nisur punën për testin e radhës me Bullgarinë. Ky takim i ditës së nesërme ka karakter miqësor, kështu që stafi pritet të bëjë rotacion në formacion duke u dhënë hapësirë lojtarëve që janë aktivizuar pak, ose aspak, në këtë fushatë kualifikuese për Europianin e Gjermanisë.

Megjithatë, edhe disa lojtarë që luajtën me Çekinë, do ta nisin nesër nga minuta e parë dhe duket se Silvinjo e ka marrë seriozisht dhe kërkon që të thyejë rekordin negativ me Bullgarinë, ku në shtatë përballjet e fundit nuk kemi arritur asnjë fitore.

Seanca e djeshme është zhvilluar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, por në dallim nga herët e tjera përgatitjet nisën disi ndryshe për kuqezinjtë. Para fillimit të seancës stërvitore, u zhvillua një takim mes ekipit kombëtar të meshkujve dhe të femrave, që drejtohet nga trajneri Armir Grima.

I pranishëm ishte dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, takimi u shoqërua me batuta dhe alegri.

Sa i përket situatës së lojtarëve, Mirlind Daku dhe Keidi Bare janë larguar nga grumbullimi pas ndeshjes me Çekinë, ku sulmuesi iku për shkak dëmtimi, ndërsa mesfushori u la i lirë që të kontribuonte për Espanjolin në kampionat, teksa mori minuta edhe në ndeshjen e së shtunës me klubin spanjoll.

Në mungesë të tyre Silvinjo thirri Marvin Çunin që aktivizohet te Frozinone në Serinë A, i cili kreu edhe seancën e parë me kuqezinjtë. Sulmuesi kthehet pas katër vitesh të veshë fanellën kuqezi, teksa më parë ka luajtur për Shqipërinë U-19. Sa i përket stërvitjes, në fushë me lojtarët u angazhua edhe Zabaleta, jo në krahun e tij natyral, por si mbrojtës i majtë

FORMACIONI ANTI-BULLGARI

Myrto Uzuni, Ivan Balliu dhe Qazim Laçi nuk u aktivizuan në fitoren me Çekinë disa ditë më parë, por për të tre lojtarët do të ketë hapësirë në miqësoren ndaj Bullgarisë.

Titullar pritet ta nisë edhe Enea Mihaj, i cili kthehet të luajë për ekipin kombëtar pas ndeshjes me Poloninë në Varshavë, ku me Kumbullën formuan dyshen e mbrojtjes. Këtë herë Mihaj do të luajë me Ajetin në mbrojtje, ndërsa nga e majta Silvinjo do të vendosë sërish Mario Mitajn. Mesfusha do të formohet me Qazim Laçin dhe Kristjan Asllanin, ndërkohë para tyre do ta nisë Nedim Bajrami.

Krahu i majtë do t’i besohet Ernest Muçit, i cili do të luajë ndeshjen e gjashtë me Kombëtaren. Nga krahu tjetër, trajneri do ta nisë me Jasir Asanin, ndërkaq në majën e sulmit pritet të luajë Myrto Uzuni.

Sa i përket portës, titullar shihet Tomas Strakosha, por nuk përjashtohet mundësia që të fillojë edhe Elhan Kastratin. Në dispozicion për Silvinjon do të jenë edhe: Berisha, Veseli, Hysaj, Gjimshiti, Ramadani, Gjasula, Muja, Seferi, Çuni, Cikalleshi.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

BANDA e Bajrave TRADHTOI Suel Çelën? MESAZHI: S’janë të mirë, unë i kam provu!

Grupet kriminale shqiptare, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe këtë e...

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...