Arbana Osmani ka bërë reagimin e parë pasi Zëri.ai publikoi dokumentet që vërtetonin se ylli i ekranit ka nisur një karrierë si sipërmarrëse dhe pikërisht në katin -1 të Piramidës në kryeqytet. Ajo ka bërë disa postime në rrjetet sociale, ku kryesisht duken punimet tek restoranti i ri që do ta ketë emrin ‘Bana-s’, por në sy bien dy prej tyre. Dhe kjo për nga përmbajtja e tyre.
“Nuk është se, për shkak se gjërat janë të vështira, ne nuk guxojmë, është për shkak se ne nuk guxojmë, prandaj gjërat janë të vështira,”- shkruhet në një foto ku moderatorja ka postuar një shënim.
“Shumë arsye për të qeshur,”- shkruhet krah një tjetër fotoje, ku Arbana Osmani shihet duke qeshur.
Zëri.ai ka kontaktuar me moderatoren, por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë asnjë përgjigje prej saj.
Piramida është një prej destinacioneve turistike në Tiranë, ndërkohë që ambientet e saj janë vendi ideal për shumë biznese në fushën e shërbimit. Deri tani nuk është bërë publik një ankand, apo një mënyrë përzgjedhje, se si Arbana ia ka dalë të marrë në përdorim katin -1 të Piramidës.