Asllani: Të rrimë sa më gjatë te Kombëtarja, e kemi ne në dorë

Date:

- Advertisement -

Shqipëria mori sot një tjetër fitore nën drejtimin e Silvinjos. Kuqezinjtë mposhtën Bullgarinë me shifrat 2-0 në “Air Albania”. Miqësorja është dominuar nga ekipi ynë kombëtar, që konfirmon edhe një herë formën e mirë që po gëzon në këtë vit kalendarik. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Kuq e Zi” në “Supersport”.

Asllani: “Jemi ekip i përqendruar. Kush luan, luan. Kjo është merita e tranerit, na ka vënë të gjithë në grup. Nuk e kam problem me kë luaj, me Laçin, Ramadanin, apo Gjasulën. Jemi një ekip i ri. Sot ishte në fushë Mitaj, i vitit 2003, Muçi, Bajrami. Shpresojmë që të rrimë sa më shumë në Kombëtare. Por kjo nuk i dihet. E kemi ne në dorë. Jam i lumtur kur bëj 90 minuta për ndeshje. Kam shumë kohë që nuk i bëj. Do kthehem te Interi dhe shpresoj të kem sa më shumë minuta”.

Mitaj: “Falenderoj shumë Silvinjon për besimin që më ka dhënë. Shpresoj që t’ja kem zbardhur fytyrën dhe që të jem për shumë vite në Kombëtare. Është edhe udhëzim i trajnerit, por edhe mua më pëlqen shumë të luaj pas sulmuesëve për të krijuar aksione për të shënuar gol. Kam më shumë minuta në Kombëtare se në klub? Nuk e di, këtë pyetje duhet t’ja bëni trajnerit atje. As unë nuk e di. Momenti pë të ndërruar ekip? Ndoshta, mund të ndodhë edhe kjo. Të shohim në janar”.

Muçi: “Unë ndihem më mirë në numrin “10”, si sulmues i dytë. Kam folur edhe me trajnerin. Por te Kombëtarja luan në çdo pozicion, mjafton të luaj. Duhet të bëj akoma më mirë në klubin tim, kjo është kryesorja. Duhet të marr më shumë iniciativa, por kjo vjen me ndeshje. Isha i lumtur që në fund isha në një pozicion për të goditur dhe shënova. Udhëzimet e Silvinjos? Po më tregonte ku ishin hapësirat, sepse ai nga jashtë fushe e shikon më mirë. Fitova më shumë topa që atëherë“.

Silvinjo: “Lojtarët e kuptuan menjëherë, nuk ka ndeshje miqësore. Ky është shpirti i kësaj skuadreje. Ku është pozicioni i Cunit? Unë them gjithmonë që lojtarët e mëdhenj mund të luajnë në disa pozicione. Ai është lojtar shumë interesant me fizikalitet, i gjatë. Mund të luajë në qendër, mund të luaj në krahë, sepse është lojtar shumë i zgjuar.

Jam absolutisht i kënaqur nga të gjithë lojtarët që hynë në fushë. Kjo ndikon pikërisht në rritjen e skuadrës, paraqitja e të 23 lojtarëve, jo vetëm e atyre që ishin në fushë. Ndihem mirë në Shqipëri. Jemi afër një objektivi shumë të rëndësishëm për Kombëtaren e Shqipërisë, por asgjë nuk ka mbaruar. Jam shumë i kënaqur me lojtarët. Ka shumë energji këtu në Shqipëri. Hahet mirë. Njerëzit të falenderojmë dhe të japin një përqafim. Kjo është shumë e bukur. Jam shumë i kënaqur.

Muçin shkova e pashë në Poloni dhe ai shënoi 2 gola. Është një djalë mjaft i mirë. Dua t’i gjej pozicionin e duhur. Luaj në skemë tjetër te Legia, por është shumë i aftë dhe mund të përshtatet edhe me skemat tona”.

Laçi: “Jam gjithmonë gati kur më thërret Kombëtarja. Mendoj që kështu duhet të jenë të gjithë lojtarët. Jam i kënaqur që shënova. Pavarësisht se ishte një ndeshje miqësore, për ne ishte si një ndeshje zyrtare. Tani na presin ndeshje më të vështira për të vazhduar në Europian. Më pëlqen të jem lojtar ‘box to box’. Por të tjera detyra më kërkon trajneri i Spartës së Pragës, të tjëra më kërkon Silvinjo. Unë thjesht bëj ato që më kërkojnë. Me shokët e skuadrës pas humbjes me Çekinë kam folur. U kam thënë: ‘Mos u mërzisni. Kështu është në futboll, jo gjithmon fiton. Sepse këtë herë do të shkoj unë në Europian, nuk do të shkoni gjithmonë ju’“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...