Mungesa e Elvana Gjatës dhe Luiz Ejllit ka sjellë zhgënjimin e fansave të cilët kanë e komentuar Festivalin si dështim në faqen e Instagramit të RTSH-së.
Radiotelevizioni Shqiptar ka shpallur listën e këngëve pjesëmarrëse për Festivalin e 62 i Këngës në RTSH.
Interpretuesit e muzikës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Suedia, Italia, SHBA-ja dhe diaspora e gjerë aplikuan me mbi 80 krijimet e tyre cilësore.
E MËRKURË, 18 TETOR 2023
English
Qytetërim
Zhgënjehen fansat, publikohet lista zyrtare e pjesëmarrësve në RTSH
Mungesa e Elvana Gjatës dhe Luiz Ejllit ka sjellë zhgënjimin e fansave të cilët kanë e komentuar Festivalin si dështim në faqen e Instagramit të RTSH-së.
E.K
18 Tetor 2023, 08:27
Share
Tweet
Whatsapp
TIRANË- Radiotelevizioni Shqiptar ka shpallur listën e këngëve pjesëmarrëse për Festivalin e 62 i Këngës në RTSH.
Interpretuesit e muzikës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Suedia, Italia, SHBA-ja dhe diaspora e gjerë aplikuan me mbi 80 krijimet e tyre cilësore.
Teksti dhe harmonia muzikore janë elementet që do të vlerësohen tani nga një juri prestigjioze gjatë netëve të fundvitit, siç ka qenë standardi nga viti 1962, kur Festivali kurorëzoi Vaçe Zelën për herë të parë.
Ajo që bie në sy është mungesa në listën zyrtare e dy prej këngëtarëve që u përfolën më shumë, Luiz Ejlli dhe Elvana Gjata. Edhe pse u tha se ata do të ishin pjesë e garës, ata mungojnë në listën zyrtare. Kjo padiskutim ka sjellë zhgënjimin e fansave të cilët kanë e komentuar Festivalin si dështim në faqen e Instagramit të RTSH-së.
Pjesëmarrësit:
Besa Krasniqi – Esenciale
Eldis Arnjeti – Një kujtim
Elsa Lila – Mars
Erina dhe The Elementals – Jetën n’Skaj
Jasmina Hako – Ti
Jehona Ponari – Evol
Olimpia Smajlaj – Asaj
Sergio Hajdini – Uragan
Shpat Deda – S’mund të fitoj pa ty
Tri Gjoci – Në ëndërr
Martina Serreqi – Vetëm ty
Big Basta dhe Vesa Luma – Mbinatyrale
Festina Mejzini – Melos
Mal Retkoceri – Çmendur
Michela Paluca – Për veten
Santino De Bartolo – Dua të rri me ty
Stivi Ushe – Askush si ty
Kleansa Susaj – Pikturë
Kejsi Tola – Vallëzoj me Dritën
Kastro Zizo – 2073
Andi Tanko – Herë pas here
Anduel Kovaci – Nane’
Arsi Bako – Zgjohu
Besa Kokëdhima – Zemrën n’dorë
Bledi Kaso – Çdo gjë mbaroi
Melodajn Mancaku – Nuk jemi ne
Olsi Ballta – Unë
Troy Band – Horizonti i ëndrrave
Samanta Karavello – N’majë
Luan Durmishi – Përsëritja
Sardi Struga – Boshatisur
FESTIVALI 62 JU URON SUKSESE!
Drejtori artistik, Bojken Lako, tha se këtë vit procesi i përzgjedhjes ka ardhur me risi.
“Këtë vit këngët janë dëgjuar me numra, jo me emra autorësh, kompozitorësh dhe krijuesish që votimi të ishte sa më i drejtë dhe sa më i pandikueshëm.”
Drejtori Lako thekson se rrymat muzikore pjesëmarrëse janë nga më të larmishmet, por pa i ikur tabanit shqiptar.
Festivali i Këngës është eventi më i rëndësishëm i muzikës shqiptare që organizohet nga Radiotelevizioni Shqiptar çdo vit që prej vitit 1962. Festivali përcakton përfaqësuesin shqiptar në ngjarjen më të rëndësishme të muzikës evropiane, në Eurovizion, që nga viti 2004./Zëri.ai