Genti, babai shqiptar që nxorri vajzën nga “Grande Fratello“: Ai partner s‘është për ty!

Date:

- Advertisement -

Marrëdhënia mes një babai shqiptar dhe vajzës së tij po diskutohet masivisht në Itali dhe në Shqipëri.

E kemi fjalën për Gentin, babain e Heidi Baçit, e cila u bë pjesë e Grande Fratello në Itali.

Brenda shtëpisë ajo u njoh me një 47-vjeçar dhe filloi të krijonte raport intim me të, por kjo nuk i ka pëlqyer aspak babait të saj, për të cilin tha se partneri është më i madh se ai dhe për më tepër e keqtrajton.

Kështu që, Genti, hyri në shtëpi dhe takoi vajzën e tij, duke i thënë se duhet të hiqte dorë nga ai person dhe nga garimi në “Grande Fratello”.

Babai shqiptar, e mori vajzën në shtëpi, gjë që është komentuar masivisht, për mënyrën se si e gjithë situata ndodhi.

“Mami është e sëmurë, ai është plak dhe të keqtrajton. Eja me mua. Unë nuk të njoh më dhe nuk të shoh më siç ishe më parë. Ti më dukesh si një person tjetër. Nuk ke mundur të krijosh një mur me një person që të vuri nën presion.

Nëna nuk të ka parë më që nga ai moment. Nuk lejoj njeri të sillet keq me vajzën time dhe ti e di. Nuk lejoj njeri të shkelë dinjitetin tënd. I kam premtuar mamit se do të çoj në shtëpi sonte sepse ti nuk mund ta nënvlerësosh gjendjen e saj shëndetësore”, tha Genti, babai i Heidit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...