Eksperti i energjetikës, Azmer Duleviç ishte mëngjesin e kësaj të premte i ftuar në “Good morning albanians” për të folur rreth hapjes së aplikimever nga ana e OSHEE për 309 elektriçistë të rinj. Ai tha se kjo është një nismë shumë e mirë, por kushtet e punës dhe pagat duhet të ndryshojnë.
Duleviç tha se edhe me këtë sektor po ndodh ajo që ndodh me mjekët dhe infermierët, të rinjtë që e praktiklojnë këtë zanat zgjedhin të largohen jashtë vendit, pasi rrogat janë shumë më të larta. Sipas tij në Gjermani një elektriçist paguhet 2000 euro, ndërsa në Shqipëri pagesa për këtë profesion është shumë më e ulët.
“Kjo është një plagë tjetër, si ka ndodhur me mjekët dhe me infermierët, e njëta gjë po ndodh me elektriçistët dhe inxhinierët sepse vendet si Gjermania i kanë lehtësuar jashtëzakonisht shumë procedurat për të marrë punonjës nga vendet e Ballkanit, madje edhe me bursa afatshkurtra që mund të jenë thjsht një certifikim që kanë ndjekur një trajnim, japin vizë pune si punonjës i pa kualifikuar, por atje minimumii rrogës është 2000 euro”,-tha Azmer Duleviç.