Brajan Gruda është talenti i radhës që po shkëlqen në Europë. Futbollisti shqiptar këtë sezon po aktivizohet në Bundesligë, ndërsa sot luajti përballë gjigantëve, Bajernit të Mynihut. Lojtari i datëlindjes 2004 dha një asist fantastik gjatë kësaj sfide, duke lënë kështu gjurmë në këtë ndeshje të madhe.
Talenti i Grudës i ka bërë përshtypje edhe Tomas Mylerit. Ky i fundit ka ndërruar fanellën me lojtarin shqiptar, të cilën e ka shpërndarë edhe me anë të një fotoje në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”. “Faleminderit Brajan Gruda për fanellën tënde. Vazhdo të punosh fort miku im”, ka shkruar Tomas Myleri në postimin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/