Kërcënoi dhe ofendoi gazetaren Hysaj, procedohet pronari i televizionit në Vlorë

Date:

- Advertisement -

HOME

Kërcënoi dhe ofendoi gazetaren Hysaj, procedohet pronari i televizionit në Vlorë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.10.2023, 23:52

Albert Deliaj, pronari i televizionit lokal “6+1 Vlora TV” është proceduar penalisht pas kërcënimeve dhe shantazheve ndaj gazetares Afrovita Hysaj.

Kjo e fundit ka kallëzuar në polici se është kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit, nga ky shtetas, për shkak të një lajmi që ajo ka publikuar, lidhur me rastin e 26-vjeçares nga qyteti i Vlorës, e cila dyshohet se është nxitur të përdorte lëndë narkotike nga disa shtetas, 3 prej të cilëve më pas dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Vlen të thuhet se 57-vjeçari që ka kërcënuar dhe ofenduar me fjalë denigruese gazetaren që po zbardh këtë ngjarje të rëndë, është babai i Klevis Deliajt, një prej të rinjve që dyshohet se është përfshirë në ngjarje.

Deri më tani janë arrestuar vetëm 3 persona për këtë ngjarje, ndërsa tani sonte policia ka shpallur në kërkim edhe një person të katërt, i cili është shtetasi me iniciale V.K 36-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori dhe u procedua në gjëndje të lirë, për veprën penale “Kanosja”, shtetasi A. D., 57 vjeç, banues në Vlorë pasi:

Shtetasja A. H., 34 vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion gazetare, ka kallëzuar se është kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit, nga ky shtetas, për shkak të një lajmi që ajo ka publikuar, lidhur me rastin e 26-vjeçares nga qyteti i Vlorës, e cila dyshohet se është nxitur të përdorte lëndë narkotike nga disa shtetas, 3 prej të cilëve më pas dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Gjithashtu në vijim të njoftimit të dhënë më datë 22.10.2023, për vënien në pranga të 2 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një shtetasi tjetër, të cilët dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 26-vjeçare, të cilën paraprakisht e kanë nxitur të përdorë lëndë narkotike, sqarojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar hetimet e thelluara për këtë rast.

Në vijim, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”, edhe për shtetasin V. K., 36 vjeç, banues në Vlorë, dhe vijon puna për kapjen e tij.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...