TV 6+1 Vlora kërcënon gazetaren, si po mbulohet me turp përdhunimi i vajzës

Date:

- Advertisement -

Drogimi dhe përdhunimi në grup i një 26-vjeçareje në Vlorë që duhet të ishte kryefjala e organeve të drejtësisë me qëllimin e vetëm për të burgosur e dënuar autorët, por ngjarja është kthyer në një përplasje virtuale mes një televizioni lokal në qytetin bregdetar dhe gazetares Afrovita Hysaj. Hysaj po përballet me një sulm në rrjetet sociale nga ‘TV 6+1VLORA’, pasi deklaroi se në përdhunimin e të resë, e cila ndodhet ende e shtruar në spital, kanë marrë pjesë jo tre, por katër persona.

Një prej tyre, sipas Hysajt ka punuar pikërisht në këtë televizion. ZËRI ka investiguar mbi ngjarjen dhe emri që u raportua në media ditën e djeshme, Klevis Deliaj, rezulton se është djali i pronarit të ‘6+1 Vlora’, Albert Deliaj.

Por edhe nëse mediat gabuan me emrin, gjë që ende nuk është sqaruar nga autoritetet, familja e të riut, në vend të bëjë përgënjeshtrim, ka tejkaluar çdo kufi njerëzor dhe social. Në një postim në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të vetë televizionit në fjalë, gazetares i është vënë nofka ‘PROSTI’ me çmimin 20 mijë lekë të reja dhe akuzohet se pa të drejtë ka dashur t’i implikojë në këtë ngjarje të rëndë. Përtej vërtetësisë së fjalëve të gazetares, ajo ç’ka të vret syrin në këtë postim është denigrimi i një vajze që ka bërë detyrën dhe ka shkuar përtej njoftimit shabllon të Policisë së Shtetit, që për hir të vërtetës, deri më tani nuk i ka vënë të gjithë autorët në pranga.

Edhe nëse gazetarja ka bërë një deklaratë të rremë dhe ka shpifur qëllimisht, zgjidhja nuk është cënimi në moral i saj, por drejtimi në institucionet përkatëse.

Përse ‘TV 6+1VLORA’ nuk preferoi të bënte një shkresë drejtuar Këshillit i Medias, që pas një hetimi mund ta detyronte gazetaren Hysaj të bënte përgënjeshtrim dhe të ‘rifitonte’ besimin tek audienca e përmendur gjithashtu në postim? Nëse Këshilli i Medias nuk do t’i jepte zgjidhje kësaj situate, shkalla tjetër janë gjykatat. Kanalizimi i një hetimi për drogimin, abuzimin dhe përdhunimin e një vajze të re në një luftë për të mbrojtur një emër të përveçëm pa pritur përfundimin e hetimeve tregon se diçka po fshihet pas. Por çfarë?

Një televizion që për mision deklaron se ka transparencën dhe të vërtetën e t’u japë zë çdo versioni, nuk mund të luftojë një person që bën detyrën! Rasti i kësaj ngjarje po tregon sesi media e ka të pamundur të raportojë, të investigojë, të arrijë pavarësinë dhe ndikimin. Si mund të raportosh një ngjarje kaq sensitive, nëse përball nuk ke palë, por kompani dhe zyrtarë që sillen si banda?

E MËRKURË, 25 TETOR 2023
English

Aktualitet
SKANDALI/ TV 6+1 Vlora kërcënon gazetaren, si po mbulohet me turp përdhunimi i vajzës
ZËRI ka investiguar mbi ngjarjen dhe emri që u raportua në media ditën e djeshme, Klevis Deliaj, rezulton se është djali i 6+1 Vlora, Albert Deliaj.

FJOLA GRAÇI
24 Tetor 2023, 19:39
Share
Tweet
Whatsapp

AFROVITA HYSAJ DHE 2 DHUNUESIT E TË RESË
VLORË- Drogimi dhe përdhunimi në grup i një 26-vjeçareje në Vlorë që duhet të ishte kryefjala e organeve të drejtësisë me qëllimin e vetëm për të burgosur e dënuar autorët, por ngjarja është kthyer në një përplasje virtuale mes një televizioni lokal në qytetin bregdetar dhe gazetares Afrovita Hysaj. Hysaj po përballet me një sulm në rrjetet sociale nga ‘TV 6+1VLORA’, pasi deklaroi se në përdhunimin e të resë, e cila ndodhet ende e shtruar në spital, kanë marrë pjesë jo tre, por katër persona.

Një prej tyre, sipas Hysajt ka punuar pikërisht në këtë televizion. ZËRI ka investiguar mbi ngjarjen dhe emri që u raportua në media ditën e djeshme, Klevis Deliaj, rezulton se është djali i pronarit të ‘6+1 Vlora’, Albert Deliaj.

Por edhe nëse mediat gabuan me emrin, gjë që ende nuk është sqaruar nga autoritetet, familja e të riut, në vend të bëjë përgënjeshtrim, ka tejkaluar çdo kufi njerëzor dhe social. Në një postim në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të vetë televizionit në fjalë, gazetares i është vënë nofka ‘PROSTI’ me çmimin 20 mijë lekë të reja dhe akuzohet se pa të drejtë ka dashur t’i implikojë në këtë ngjarje të rëndë. Përtej vërtetësisë së fjalëve të gazetares, ajo ç’ka të vret syrin në këtë postim është denigrimi i një vajze që ka bërë detyrën dhe ka shkuar përtej njoftimit shabllon të Policisë së Shtetit, që për hir të vërtetës, deri më tani nuk i ka vënë të gjithë autorët në pranga.

Edhe nëse gazetarja ka bërë një deklaratë të rremë dhe ka shpifur qëllimisht, zgjidhja nuk është cënimi në moral i saj, por drejtimi në institucionet përkatëse.

Përse ‘TV 6+1VLORA’ nuk preferoi të bënte një shkresë drejtuar Këshillit i Medias, që pas një hetimi mund ta detyronte gazetaren Hysaj të bënte përgënjeshtrim dhe të ‘rifitonte’ besimin tek audienca e përmendur gjithashtu në postim? Nëse Këshilli i Medias nuk do t’i jepte zgjidhje kësaj situate, shkalla tjetër janë gjykatat. Kanalizimi i një hetimi për drogimin, abuzimin dhe përdhunimin e një vajze të re në një luftë për të mbrojtur një emër të përveçëm pa pritur përfundimin e hetimeve tregon se diçka po fshihet pas. Por çfarë?

Një televizion që për mision deklaron se ka transparencën dhe të vërtetën e t’u japë zë çdo versioni, nuk mund të luftojë një person që bën detyrën! Rasti i kësaj ngjarje po tregon sesi media e ka të pamundur të raportojë, të investigojë, të arrijë pavarësinë dhe ndikimin. Si mund të raportosh një ngjarje kaq sensitive, nëse përball nuk ke palë, por kompani dhe zyrtarë që sillen si banda?

POSTIMI I PLOTË:

Ngjarja e ndodhur dy ditë më parë është një ngjarje pa dyshim që duhet të ndërmarri trajtim të vecantë si nga institucionet ligjzbatuese por dhe nga mediat dhe opinioni publik. Por cfarë ka ndodhur post ngjarjes, Afrovite Hysaj apo sic njihet ndryshe nga gazetarët e Vlorës me nofkën “PROSTI“ ka dashur që në këtë ngjarje shumë të rëndë të implikojë dhe TV 6+1VLORA. Ajo më anë të faqes së saj që është lehtësisht e verifikueshme, “PROSTI“ Afrovita ose ndryshe gjobëvënsja, ka shkruar se në ngjarje kanë marrë pjesë jo 3 por 4 persona, duke thënë se personi i 4 sipas saj ka lidhje me TV6+1VLORA. Në kundërshtim të plotë me deklaraten zyrtare që ka dalë nga Policia e shtetit, ajo ka shtuar dhe një emër, por kjo çështje nuk është arsyeja e këtij shkrimi pasi janë institucionet kompetente që do të merren me zbardhjen e kësaj ngjarjeje. “PROSTI“ Afrovita Hysaj duke shfrytëzuar lidhjet e saj me anë të disa portaleve në kryeqytet gjatë ditës së djeshme , por dhe sot ka dashur të implikojë Televizionin 6+1VLORA dhe kjo e gjitha vetëm për hakmarrje personale, vetëm e vetëm sepse televizioni dhe drejtori i përgjithshëm i saj nuk e kanë pranuar kërkesën e saj për punësim në këtë televizion. “PROSTI“ Afrovita që çmimi i saj nuk shkon më shumë se 20 mijë lekë të vjetra ka punuar thuajse në të gjitha televizionet e Vlorës, por vetëm te televizioni 6+1 VLORA nuk ka punuar dhe nuk ka për të punuar ndonjëherë dhe jo vetëm kaq pasi në të gjithë televizionet që ka punuar “PROSTI“ Afrovita e kanë larguar nga të gjitha këto televizione për arsye morale , motive të dobta dhe gjobëvënie. “PROSTI“ Afrovita ka kërkuar të hakmerret sic thamë dhe më lart duke shfrytëzuar portalet e Tiranës, lidhjet e saj me ta dhe atë faqe pacavure të saj që disponon duke dashur të hedh baltë mbi televizionin 6+1 VLORA duke implikuar në këtë ngjarje dhe një prej familjarëve të tij. TV 6+1 VLORA i bën me dije “PROSTIT” Afrovita Hysaj se nuk ka për të punuar ndonjëherë në këtë television pasi nuk plotëson asnjë kriter apo standard që ky televizion ka dhe kërkon të rrisë çdo ditë. Të nderuar qytetarë dhe njerëz të mediave, ju i njihni me emra dhe mbiemra të gjithë punonjësit, gazetarët, kameramanët, teknikët, montazhierët e televizionit tonë. A mund të pranohet një standard i tillë si “PROSTI“ Afrovita Hysaj të punojë pranë këtij televizioni? TV 6+1 VLORA ka kontaktuar më të gjitha portalet në Tiranë dhe pasi është sqaruar kanë kërkuar ndjesë dhe e kanë bërë lajmin ashtu siç qëndron në të vërtetë pa ndërhyrjen e “PROSTIT“ Afrovita duke e deklaruar që lajmin e ka marrë nga Afrovite Hysaj. Televizioni 6+1 VLORA, departamenti i informacionit i premton gjithë qytetarëve të Vlorës se do të mbajë gjithmonë qëndrime të forta në lidhje me abuzimet dhe lirinë e shtypit, jo vetëm ndaj “PROSTIT“ Afrovita por dhe të tjerëve që kryejnë abuzime të tilla që arrijnë në cmenduri si rasti në fjalë. Së fundmi TV 6+1 VLORA i kërkon ndjesë opinionit publik, por dhe shikueshmërisë së saj të lartë që për shkak të “PROSTIT” Afrovita Hysaj dhe të pavërtetave të saj të pafundme jo vetëm në këtë rast por dhe në raste të tjera iu krijohet një ndjesi kaq e keqe. Sot po e mbyllim me kaq por nuk do të thotë se është e fundit!

*Zëri.ai është duke e ndjekur këtë rast dhe në ditët në vijim do të informojmë publikun për hetimin mbi rastin e përdhunimit dhe tentativën për të ndryshuar dëshminë e viktimës.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...