Përdhun*mi i 26-vjeçares në Vlorë, motra e agresorit i bëri presion vajzës: Thashetheme!

Date:

- Advertisement -

Policia dhe Prokuroria e Vlorës kanë nisur hetime të thelluara për rastin e përdhunimit të 26 vjeçares nga shtetasit Albi Ceno, Oltjan Tahiri, Gentjano Mehmeti dhe një 36 vjeçar me inicialet V.K, këta dy të fundit rezultojnë në kërkim.

VIDEO kur e fusin ne hotel

Hetimet, veç përdhunimit, po kryhen dhe për disa episode të ndodhura në ambientet e Spitalit të Vlorës.

E reja që u drogua dhe përdhunua nga tre të rinjtë, edhe përse në gjendje të rënduar shëndetësore, është kërcënuar nga familjarët e personave të arrestuar që të mos jepte asnjë deklaratë pranë grupit hetimor.

Nga ana e Spitalit Rajonal të Vlorës nuk është dhënë asnjë leje e posaçme për familjarë apo persona të tjerë që nuk kanë lidhje me stafin mjekësor, për t’u futur në sallën e reanimacionit ku qëndronte vajza e përdhunuar.

Sipas familjarëve të 26 vjeçares, mesditën e së martës në sallën e reanimacionit ka shkuar shtetësja Anisa Ceno dhe i ka bërë presion vajzës që të “kyçte” gojën para grupit hetimore.

Sipas familjarëve të 26 vjeçares, mesditën e së martës në sallën e reanimacionit ka shkuar shtetësja Anisa Ceno dhe i ka bërë presion vajzës që të “kyçte” gojën para grupit hetimore.

Kjo e fundit rezulton se është motra e shtetasit të arrestuar Albi Ceno, dhe njëherësh këshilltare e Partisë Socialiste në Bashkinë e Vlorës.

Nisur dhe nga ky lajm, disa media kanë raportuar qëllimisht se vajza e përdhunuar kishte ndryshuar dëshminë duke u shprehur se “kishte shkuar me dëshirë” me tre djemtë. Mirëpo, 26 vjeçarja ka reaguar vetë sot dhe ka thënë se nuk ka ndryshuar asnjë gërmë dhe se nuk i fal përdhunuesit.

Anisa Ceno këshilltare në Bashkinë e Vlorës, motra e njërit prej të arrestuarve është kontaktuar nga mediat për t’i dhënë mundësinë që të sqaronte pozitën e saj, por zonja në fjalë ka refuzuar, duke u shprehur se mediat janë duke përhapur “thashetheme” dhe duhet t’i referoheshin vetëm deklaratave zyrtare.

“Nuk dua t’ju bëj ju mediave të pasur dhe s’kam asgjë për të komentuar për rastin. Ju si gazetarë referojuni deklaratave zyrtare, se mediat po përhapin thashetheme”, u shpreh këshilltarja socialiste në një komunikim në celular.

News bomb shkruan se Policia e Vlorës në funksion të hetimeve të nisura nga Prokuroria ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat janë në funksion 24/7 në Spitalin e Vlorës.

Nga këqyrja e tyre, do të faktohet nëse ka pasur dhe cilët janë personat që janë futur në sallën e reanimacionit dhe kanë kërcënuar 26 vjeçaren. Ky hetim është kërkuar dhe nga vetë Drejtoria e Spitalit të Vlorës, për të parë nëse familjarët e personave të arrestuar janë futur në ambientet e brendshme, ku hyrja e paautorizuar është kategorikisht e ndaluar./Voxnews.al

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...