“Duhen Sadiku e Muçi, Silvinjo s’ka ardhur të dështojë”, Gega: Polonia luajti mbrapa, Jasiri nuk ishte…

Date:

- Advertisement -

Kur bëhet fjalë për Kombëtaren shqiptare dhe Par tizanin, Skënder Gega është gjithmonë i gatshëm për të dhënë opinionin e tij. Ish-mbrojtësi dhe aktualisht trajneri shprehet në një intervistë për “Panorama Sport” se Silvinjo nuk ka ardhur për të dështuar, por ajo do të shihet në vazhdim. Ai jep komentin e tij sa i përket ndeshjes me Poloninë, por gjithashtu flet edhe për Jasir Asanin që e ka stërvitur, situatën te Partizani, shanset e titullit kampion, si dhe për Kategorinë e Parë.

Si ju është dukur Kombëtarja në ndeshjen me Poloninë dhe a mund të jetë Silvinjo trajneri i duhur për ta kualifikuar në Europian?

Silvinjo është trajner i Kombëtares dhe çdo tifoz duhet të jetë në mbështetje. Nuk mund të jemi skeptikë për dikë që sapo ka filluar nga puna. Ai ka një CV shumë të pasur si lojtar, por në momentin që t’i vjen në Shqipëri, çdo gjë është një fillim i ri. Me ato që unë pashë, u mundua të marrë maksimumin ndaj një Polonie, e cila ishte më e dobëta që unë kam parë ndonjëherë kundër nesh. Më bëri përshtypje që është krejt normale që një ekip që shkon në Poloni të ngjishet mbrapa, por edhe Polonia luajti mbrapa. Kështu që ishte e vështirë të krijoheshin hapësirat nga të dyja krahët, edhe goli ishte një moment i shkëputur nga si po luante Kombëtarja. Pjesa tjetër ishte e barabartë dhe më vjen keq që ne nuk morëm më tepër. Silvinjon do ta shohim në vazhdim, por kam besim dhe shpresoj se nuk ka ardhur për të dështuar, por për të bërë një hap tjetër. Futbolli ka edhe fat.

Sa ndryshe do të ishte kjo ndeshje me emra si Broja, Bare, Gjimshiti?

Mendoj se janë lojtarë me vlera dhe do të ishte ndryshe. Kanë qenë pjesë e rëndësishme, por në momente të caktuara mungojnë. Si Broja, Bare, Gjimshiti, Ismajli, por edhe Armando Sadiku, një lojtar që luan në La Liga 2 dhe po shënon, por fakti që numri i lartë i lojtarëve që kemi, bën që të disa të mos përfshihen.

Jasir Asani ishte një risi, një lojtar që ju e keni trajnuar te Partizani, si të është dukur debutimi i tij?

Jam i lumtur për Jasirin. Iu dha mundësia dhe ai e ka pasur ëndërr të luajë për Kombëtaren shqiptare. Unë kur punoj me dikë mundohem të jem mbështetës dhe t’i them gjërat siç janë. Jasiri ka bërë një progres, jo vetëm nga ana ekonomike, por edhe ai është një tregues. Kur paguan dhjetëfish më shumë se në Shqipëri, atëherë edhe aty ka nivel. Duhet t’i ndajmë gjërat. Brenda fushës ai është një nga lojtarët me më personalitet që unë kam stërvitur, sepse ka kualitetin dhe i sheh gjërat shumë thjeshtë. Mirëpo, atë ditë nuk ishte 100 për qind, jo për dëshirën e tij, por nga mundësia, sepse Polonia ishte shumë mbrapa dhe nuk arritëm ta kapnim në befasi, sepse Jasiri në lojën një kundër një e ka cilësinë të zgjidhë situatën. Më kujton një Skelë, që pasimin e fundit e kanë të saktë.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEZONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”!

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related