Bido: Mund të jenë fise me origjinë shqiptare tipike, si Bollanët, Belerët, nuk e di Kokaveshët se nuk flas dot.
Qytetari: Avash ti avash. Kur kam qenë unë grek ti nuk ke ekzistuar fare.
Bido: Nuk kam ardhur për sherr. Ti je ai që do që je. Unë prandaj erdha në Himarë. Kush më dëgjon e kupton se çfarë them.
Qytetari: Po të ishte kryetari i bashkisë në punë… pyete a është grek.
Bido: Individi që thua ti, Fredi Beleri ka qenë kandidat këtu dhe ka bërë fushatë fantastike. Ka marrë 35% të popullsisë banuese sepse ka pasur numrin më të madh të emigrantëve që janë kthyer për të votuar. Ata nuk them se nuk janë himariotë, por shifra shumë e lartë, dyfishi i 2011-ës tregon që ka një investim tej mundësive të një kandidati.
E dyta, Beleri ka deklaruar që pret censusin që të deklarohen mbi 20% grekë. Nëse shifra del mbi 20% unë nuk do flisja. Ai ka deklaruar një shifër të rreme dhe ndaj flas. Ai ka deklaruar vetë, është me video….