Identifikohet shqiptari i parë që vdiq në Gjermani, zhduket pronari nga Kosova që i kishte punësuar në të zezë

Date:

- Advertisement -

GJERMANI- Detaje të reja mësohen nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur në Hamburg, Gjermani, ku disa punëtorë humbën jetën si pasojë e rrëzimit të një skele, mes tyre shqiptarë. Mediat kanë bërë dhe identifikimin e viktimës së parë shqiptare, i cili është Albert Zorba, 31 vjeç, nga Elbasani.

Vëllai i të ndjerit Zorba ndodhet i burgosur në Angli, ndërsa i ati i moshuar ka mbërritur në Hamburg, për të bërë edhe tërheqjen e trupit të të riut. Viktima e dytë e identifikuar është një i ri nga Kukësi me inicialet R.H, për të cilin gjithashtu janë vënë në dijeni familjarët. Zëri.ai konfirmoi dje përmes burimeve, se viktima e tretë në mesin e shqiptarëve është një i ri nga Burreli. Fillimisht ata u deklaruan si bullgarë nga mediat gjermane, për shkak se ishin duke punuar në të zezë.

Ka dyshime se numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën në skelën që u shemb është pesë, tre shqiptarë të Shqipërisë dhe dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut të gjithë të regjistruar me dokumenta bullgare. Mbrëmjen e djeshme është nxjerrë nga rrënojat një tjetër trup. Mësohet se administratori shqiptar nga Kosova i firmës që kishte regjistruar shqiptarët me dokumente false është zhdukur./zeri.ai

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...