Premtime për pensione, pasaporta greke e benefite të tjera, synojnë të arrijnë qëllimin që sa më shumë banorë të fshatrave Himarë, Dhërmi, Qeparo të deklarohen qoftë vetëm për një moment me kombësi greke. Pikërisht në momentin kur të pyeten nga intervistuesit e censit.
A do të arrijnë dot grupet e punës së asosacionit të minoritetit të çojnë në 20% shifrën e banorëve që deklarojnë shtetësi greke në ato fshatra që synohet t’i shtohen listës së minoritetit?
Studiuesi Ardit Bido ka deklaruar për “Top Story” se në Shqipëri kemi 99 fshatra që janë me shumicë greke, të cilat nuk shtrihen vetëm në Finiq dhe në Dropull. Sipas Bidos, problemi më i madh janë tentativat për të prodhuar artificialitet.
Studiuesi theksoi se në censin e vitit 2011Mursinë, një fshat shqiptar që është i gjithë pranuar edhe nga pala greke se është shqiptar, e shënuan në regjistrimin e popullsisë greke. Por nëse ata do të pranojnë me vullnetin e tyre në censin e 2023 se janë grek, shifrat për minoritetin grek në Shqipëri shkojnë në 27.8%.
“Në Himarë dhe Konispol 13% shkon kjo shifër, mes grekëve që janë 7.5% dhe kuço-vllehëve që një pjesë vetë identifikohet historikisht si grek.
Edhe në Korçë, ne duhet të shkompleksohemi sepse nuk ka aty grek. Por ka kuço-vlleh që në 1 mijë e ca veta, një vetë identifikohet si grek. Nga 13%, nëse Mursia do të vetë identifikohet sërish si greke në mënyrë të rregullt këtë herë, shkon 27.8% numri i minoritetit grek në Shqipëri. Sepse Mursia është fshat i madh”- tha Bido.
Pjesë nga biseda:
Bido: Patriotizëm është e vërteta. Unë nuk kam asnjë problem me të vërtetën. Ne kemi një çështje shumë të thjeshtë. Ne në Shqipëri kemi 99 fshatra që janë me shumicë greke, të cilat nuk shtrihen vetëm në Finiq dhe në Dropull. Janë 2 fshatra në Bashkinë Delvinë që shqiptarët, unë vijë nga ajo zonë, dhe i respektojmë dhe i duam ata njerëz.
Janë në rastin më të largët krushqit tanë. Ne shqiptarët kemi vendosur tabela dygjuhëshe për ta në ato dy fshatra, Lefteroni dhe Kardhikaq, të cilat me ligjin e ri nuk duhet t’ua vendosnim sepse ligji i ri përcakton 20%-shin. Por ne i kemi vendosur dhe kush kërkon t’i heq ato, ka problem me mua.
Në Përmet janë tre fshatra të Çarçvës. Narta në Vlorë është minoritare. Kemi edhe një fshat tjetër që nuk është shumica e Himarës në total, sepse Himara në total sot ka disa komunitete, por fshati Himarë ka ende shumicën e saj identitet grek. Është zonë fluide. Është me origjinë nga Kurveleshi sikurse janë Bollanot dhe Belerët me origjinë shqiptare, por që historikisht që prej 1850-ës dhe këtej shumica vetë identifikohet greke. Në Dhërmi dhe Palasë, kemi gjysmën e fiseve që vetë identifikohen shqiptare dhe gjysmën greke.
Tentativa për të prodhuar artificialitet, gënjeshtra është problem i madh.
Unë isha në jug në fundjavë dhe më bëri përshtypje që mursiot, profesorë të zonës kërkuan të flisnin sepse në 2011-ën disa njerëz e shënuan të gjithë mursinë grek. Ata dolën folën vetë. Por, edhe nëse nuk do të dilnin ata apo do ta mohoja unë, ka studiues grekë që thonë se Mursia është fshat shqiptar.
Duma: Pse thua që s’ka rëndësi? Ka shumë rëndësi kur e pranon një studiues shqiptar, ka rëndësi kur e pranojnë ata vetë dhe mbaron çështja.
Bido: Po sepse nuk dua të kompleksohem sepse është aq e gjithë pranuar saqë kur e thonë edhe profesorët grek nuk ka asnjë lloj diskutimi.
Në Himarë dhe Konispol 13% shkon kjo shifër, mes grekëve që janë 7.5% dhe kuço-vllehëve që një pjesë vetë identifikohet historikisht si grek.
Edhe në Korçë, ne duhet të shkompleksohemi sepse nuk ka aty grek. Por ka kuço-vlleh që në 1 mijë e ca veta, një vetë identifikohet si grek. Nga 13%, nëse Mursia do të vetë identifikohet sërish si greke në mënyrë të rregullt këtë herë, shkon 27.8% numri i minoritetit grek në Shqipëri. Sepse Mursia është fshat i madh. /Top Channel/