Aksidenti tragjik në Kukës, ky është i riu që humbi jetën

Date:

- Advertisement -

Erlind Mustafaj (Jerri) është i riu që humbi jetën në aksidentin e ndodhur ditën e sotme në autostradën Morinë-Milot.

I riu duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me bordurat në rrugë.

Nga ky aksident ka humbur jetën vetë i riu banues në Kukës, si dhe është dëmtuar pasagjeri me iniciale S. H., banues në Kukës, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Njoftimi i policisë Kukës:

Informacion paraprak/ Rreth orës 13:50, në autostradën Morinë-Milot, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurat në rrugë.

Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M., banues në Kukës, si dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi S. H., banues në Kukës, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...