Interi vazhdon serinë e fitoreve. Zikaltrit kanë mposhtur sot edhe Atalantën. Gjimshiti me shokë nuk kanë mundur të ndalin dot skuadrën e Inzagit, e cila fitoi me shifrat 1-2. Goli i parë u shënua në minutën e 40 të takimit. Interi fitoi të drejtën e një penalltie, e cila u shndërrua në gol nga Çalhanogluja.
LAUTARO MARTINEZ, WHAT A GOAL! 🇦🇷⚽️ pic.twitter.com/mFTNJr71MF
— Inter Xtra (@Inter_Xtra) November 4, 2023
Interi nuk u mjaftua me kaq. Në minutën e 57, Lautaro Martinezi dyfishoi rezultatin. Atalanta ngushtoi diferencat vetëm 4 minuta më vonë me anë të Skamakës, por goli i tij nuk vlen për të ndryshuar fatin e takimit. Ndeshja përfundoi 1-2 për Interin, që tashmë shkëputet me 5 pikë diferencë nga Juventusi i vendit të dytë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/