Kombëtarja shqiptare është shumë pranë kualifikimit për në Europianin e Gjermanisë vitin e ardhshëm.
Por përveç se kjo do të ishte një arritje historike për vendin tonë, duke prekur për herë të dytë fushën e Europianit, kjo arritje do sillte dhe përfitime të vlefshme monetare për federatën.
Vetëm pjesëmarrja në këtë kompeticion do t’i sillte FSHF-së një shifër prej 9.25 milionë eurosh, përveç fitoreve në fazën e grupeve që janë 1.5 milionë dhe barazimeve që përfiton 750 mijë euro.
Ndërkohë, nëse ky sukses arrihet, federata ka vendosur 4.5 milionë euro shpërblim për lojtarët dhe stafin teknik. Nga këto mësohet se shuma prej 3.5 milionë eurosh do t’u shpërndahet vetëm futbollistëve, ndërsa kontrata e Silvinjos në rast kualifikimi parashikon një premio prej 1 milion eurosh shtesë.
Patjetër një shifër që të sjell motivim shtesë në dy ndeshjet e mbetura këtë muaj ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, edhe pse kërkohet vetëm një pikë për t’u kualifikuar.
Shqipëria aktualisht ndodhet në krye të grupit E me 13 pikë në 6 ndeshje, duke qenë dhe sulmi e mbrojtja më e mirë e grupit, me konkretisht 11 gola të shënuar dhe 3 të pësuar. Pas kuqezinjvë, vjen Republika Çekem e 1 pikë, e ndjekur nga Polinia me 10 pikë, Moldaviam e 9 pikë dhe Ishujt Faroe me 1 pikë.
Nuk duhet te harrojme qe stadiumet dhe futbolli ne Shqiperi nuk po prodhojne futbolliste dhe numri i tifozeve eshte shume i dobet. Por fitimet e marra nga merita e djemve te rritur jashte Shqiperise dhe trajnerit te investohen ne nje kampionat te drejte dhe terrene sportive .