Të lësh dy fëmijët dhe të thyesh dorën nga ndeshja”! Tifozi qan për Kombëtaren dhe tregon bisedën emocionuese me Qazim Laçin: Ku ishim dhe ku jemi…

Date:

- Advertisement -

Ka çmenduri dhe mbi çmenduri për Kombëtaren, por rasti i Julian Tereziut dhe rrëfimet e tij, janë të një niveli tjetër. Aktualisht ky shqiptar jeton dhe punon në Suedi, por në kontratën e punës ekziston një kusht i veçantë: “Kur luan Shqipëria, duhet të jetë ditë pushimi”. Por nuk është kjo e gjitha, rrëfimet e tij nuk duhen humbur në emisionin “Koha Shtesë”.

“Po, kur hyra në punë e vendosa si pikë në kontratën time në Suedi që sa herë që të ketë ndeshjen Shqipëria, ta kem ditën pushim. Pronari e pranoi këtë kusht, për fatin e mirë është shqiptar dhe ai është tifoz i Shqipërisë. Pjesa tjetër e stafit te puna jonë është suedez, por nuk hapin kurrë probleme për këtë gjë, unë kur luan Shqipëria e kam pushim, kështu është edhe në kontratë. Këtë vit përshembull, nuk kam bërë fare pushime, asnjë pushim familjar, përveç atyre që kam udhëtuar për Kombëtaren.

Më vjen të qaj kur e kujtoj atë që ndodhi te Shqipëri-Islandë. As nuk e dija rezultatin, kur e shoh, 1-1. Shkova direkt te Cikalleshi dhe i thashë: “Çfarë po ndodh?”. Më tha tekstualisht: “Julo, si i le ti dy fëmijët dhe vjen këtu, i lë edhe unë”. Aty nga nervat i gjuajta një betoni dhe më iku dora shumë keq. Theva dorën, shkova në ambulancë dhe më pas ishte Seferi që më pa, më dha edhe bluzën. E takova edhe Berishën nga afër. Më e bukura ishte ndeshja e fundit tani, kam parë edhe intervistën e babait të Qazim Laçit te ju dhe ishte shumë e vërtetë. Erdhi Qazim Laçi, më shtrëngoi fort dhe më tha: “Ku ishim dhe ku jemi”. E kishte për atë ndeshje kundër Islandës, që u ul te shtylla aty duke qarë. Të ikësh nga Suedia në Shqipëri, të lësh dy fëmijët, të shohësh ndeshjen, të përfundosh me dorë të thyer dhe një muaj pa punë…”, tha Tereziu. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...