Florian Marku lëshon ‘dorezën’ e sfidës për Josh Taylor: Do e hedh KO, s’është ndeshur me dikë si unë

Date:

- Advertisement -

Boksieri shqiptar Florian Marku është në negociata me Josh Taylor për të zyrtarizuar ndoshta ndeshjen më të madhe të karrierës së tij. Luftëtari shqiptar, në prononcimet e tij për Sky Sports, tha se ndaj kampionit britanik të botës do të bëjë paraqitjen më të fortë që i ka dhënë ndonjëherë sportit të boksit profesionist.

Nga ana tjetër, Marku tregon se është shumë më i “uritur” në krahasim me kundërshtarin e tij që tashmë ka qenë në majat e boksit. Ben Shalmon , promotori i Markut, thotë se qëllimi i tyre do të jetë një ndeshje e madhe që mund të bëhet përmes ‘Top Rank’ në Glasgow.

“Josh është me të vërtetë me përvojë, teknik, por fuqia e tij nuk përputhet me fuqinë time. Fuqia ime do ta dominojë atë. Unë do ta shtyj atë dhe do ta ndaloj. Ai nuk mund të përballojë fuqinë time për 12 raunde apo për 10 raunde. Josh Taylor nuk është mundur kurrë me KO, pasi ai nuk ka qenë kurrë në ring me dikë si unë. Dëshira ime është shumë më e madhe. Ai nuk ka asgjë më shumë për të provuar. Unë jam duke u ngjitur në mal, ndërsa ai arriti në majë të malit. Unë jam i uritur për të arritur atje. Kur ai të jetë në ring me mua do të shkojë ndjeje forcën time. Kjo është arsyeja pse unë dua këtë lloj lufte të madhe”, tha Marku.

Ai është zotuar se do të bëhet njeriu i parë që do të mundë me KO boksierin Josh Taylor (19 fitore, 1 humbje), teksa bën thirrje për një luftë me ish-kampionin e padiskutueshëm në peshën super të lehtë. Taylor ka humbur vetëm një herë, në duelin e fundit me vendim unanim në një karrierë jashtëzakonisht të suksesshme.

“Ne mund të bëjmë një peshë tjetër, mund të duelojmë në peshën e tij nëse Josh Taylor nuk dëshiron të provojë veten në peshën “ëelter”. I besoj vetes 100 përqind. Kam besim të plotë tek vetja. Është koha për t’u treguar njerëzve se çfarë mund të bëj në botën e boksit. Në letër, Taylor është favorit, unë jam i dobët, por shpresoj se ai do ta pranojë këtë luftë”, tha Marku për Sky Sports.

Për ta bërë atë të ndodhë, Marku është i gatshëm të bjerë nga pesha e tij dhe të duelojë në një peshë më të ulët.

S.DH/Shqiptarja.com

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...