“Italia do sjellë emigrantë në Shqipëri”, Kadare: Nuk e kuptoj ku qëndron problemi?

Date:

- Advertisement -

Nuk e kuptoj ku qëndron problemi me këtë marrëveshje, për sa kohë Shqipëria dhe Italia janë dy vende më të bashkuara se kurrë?”, kështu u shpreh shkrimtari, Ismail Kadare, në përgigje për median italiane “La Stampa” lidhur me marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

Shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare, thotë se i konsideron gjëra të vogla marrëveshjen e arritur së fundmi midis kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Georgia Meloni, që ndodhi midis dy shteteve.

“Këto janë gjëra të vogla që ndodhin mes qeverive, nuk më interesojnë ato protesta dhe lojëra pushteti. Siç thashë, Shqipëria dhe Italia janë tashmë të bashkuar: janë 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, shumë italianë janë shpërngulur në Shqipëri, ka martesa të përziera, kompani të mëdha janë krijuar këtu, fëmijët tanë kanë baballarë italianë. Ku qëndron problemi? Një marrëveshje?”, thotë midis të tjerash Kadare.

Pyetjes nëse është e drejtës ndalosh emigrantët jashtë Evropës, ai thotë: “Evropa është një lagje e bukur dhe të gjithë duan të vijnë këtu, kjo është normale.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...