Ka ndërruar jetë në spital, sulmuesi i Egnatias, Rafael Duamena.
Gjatë ndeshjes në Rrogzhinë, në minutën 24, sulmuesi dhe kapiteni i vendasve Raphael Duamena u rrëzua në tokë.
Pasi i ra të fikët mjekët e dy klubeve i dhanë ndihmën e parë.
Si pasojë e gjendjes së tij të rënduar shëndetësore, ai u dërgua me urgjencë në spital, aty ku mësohet se ka ndërruar jetë.
Pak vite më parë, Duamena u diagnostikua me një problem në zemër.
Në vitin 2020 u detyrua të vendoste defibrilator për të shmangur arrestet kardiake, para se të firmoste me Real Saragozën.