Vdekja e futbollistit të Egnatias, a do ta marrë Prokuroria në hetim FSHF-në?

Date:

- Advertisement -

Vdekja e futbollistit ganez Raphael Dwamena në fushën e lojës gjatë ditës së shtunë për shkak të atakut në zemër, tronditi gjithë opinion publik në Shqipëri.

Lajmi i vdekjes së tij pushtoi madje edhe mediat e fqinjë të vendit tonë. Humbja e 28-vjeçarit ishte e dhimbshme pasi hynë në ato raste tragjike të futbollit. Sulmuesi ganez po kalonte një formë të shkëlqyer te Egnatia, teksa mbante edhe shiritin e kapitenit.

Dwamena konsiderohej si një sulmuesit më të mirë në qarkullim deri në vitin 2017 kur ishte pranë transferimit tek anglezët e Brighton, zbuluan se ganezi kishte një problem në zemër dhe ndërprenë kalimin e tij në Angli.

Karriera e tij do të merrte një goditje të madhe kur mjekët e klubit spanjoll të Real Zaragozës i sugjeruan që të tërhiqej nga sporti në vitin 2019. Sulmuesi vendosi që të mos i dëgjonte mjekët dhe u transferua tek klubi danez i Velje, të cilët pas 4 ndeshjesh zyrtare i ndërprenë kontratën për shkak të problemeve kardiovaskulare.

Vetë lojtari ka pranuar se në këtë kohë, ka pasur disa sulme në zemër. “Zoti gjithmonë ka menduar mirë me mua”, deklaronte Duamena asokohe.

Pas danezëve, ai luajti disa ndeshje në ligën e tretë zvicerane, deri sa në janarit e këtij viti firmosi për rrogozhinasit e Egnatias. Edhe pse klubi shqiptar ishte në dijeni të problemeve me zemrën kaloi me sukses testet mjekësore, duke ngritur dyshime mbi korrektësinë e tyre.

Po ashtu edhe Federata Shqiptare e Futbollit ishte në dijeni që sulmuesi i Egantias kishte probleme me zemrën dhe i rrezikoheshe jeta, duket se ata vendosën që të lejonin sulmuesin të luante në Shqipërinë.

Në kohën kur Federatat e tjera ku Dwamena luajti, nuk lejuan që ai të luante, FSHF-ja lejoi që ganezi të ishte pjesë e rrogozhinasve.Pasi u konfirmua vdekja e futbollistit, policia tha se do të hetojë për humbjen e jetës së sportistit.

Po lind pyetja, a do të hetohet FSHF-ja në këtë ngjarje shumë të rëndë që godet imazhin e futbollit shqiptar? Pse duhej lejuar një futbollist me probleme me zemrën të luante në Shqipëri në kohën kur klube të mëdha si Brighton, Real Zaragoza apo Velje i kishin ndërprerë kontratën dhe nuk e kishin lejuar të luante më për to?

FSHF-ja dhe klubi i Egantias duhet të hetohen pasi injoruan problemet kardiovaskulare që i morën jetën futbollistit Dwamena.
Burimi i lajmit: https://tvanews.com/vdekja-e-futbollistit-te-egnatias-a-do-ta-marre-prokuroria-ne-hetim-fshf-ne/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...